3 vëllezër ribashkohen pas 49 vjetësh   - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

3 vëllezër ribashkohen pas 49 vjetësh  

NULL NULL
14/10/2015

Ky është momenti kur tri vëllezërit patën një ribashkim shumë emocional pas 49 vitesh të ndarë.

James, Michael dhe John Buckley janë ritakuar me lot në sy për herë të parë që  pas dasmës së James-it në Edinburg me 10 dhjetor të vitit 1966, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Brothers

Pas dasmës John, më i riu në mesin e vëllezërve që ishin lindur në Glasgow e e kishin kaluar fëmijërinë e tyre në jetimore, e kishte lënë Skotlandën.

Kurse James tani 79 vjeçar dhe Michael 68 vjeçar, i kishin mbajtur kontaktet mes vete, mirëpo nuk kishin dëgjuar kurrë më asgjë për John-in.

Por tani, James dhe Michael që kanë familjet e tyre, ia kanë arritur që t’i gjejnë gjurmët e vëllait të tyre më të vogël.

Takimi i tyre ishte shumë emocional, dhe vije pas shumë vitesh kërkimi nga Michael i cili i priti vëllezërit në shtëpinë e tij.

James tha se “është e mrekullueshme që ta kemi këtu e t’ia shohim fytyrën. Është e pabesueshme. Kisha menduar se s’do ta shoh kurrë më, por gjithmonë shpresova dhe tash s’mund të jem më i lumtur”.

Kurse Michael u shpreh se “ky takim ishte shumë emocional. Është diçka për të cilën jemi munduar me vite të tëra dhe tani më në fund jemi përsëri bashkë”.

Ndërsa John, ishte shumë i emocionuar që i ka parë përsëri vëllezërit e tij.