Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

3 urat “rozafatiane” të Kurtit, projektet e palavdishme të Qeverisë (VIDEO)

NULL NULL
08.02.2025 15:29

Gjatë gjithë mandatit të tij, u ‘përpjek’ vetëm me 3 ura.

Atë mbi lumin Ibër në Mitrovicë, Albin Kurti tentoi ta hapte edhe për automjete, por më shumë se sa testimin e saj, KFOR-i nuk i lejoi gjë tjetër.

Por edhe atje ku i pati duart e lira, kryeministri dhe qeveria e tij u bënë kryelajm për dështim.

Urën e Badovcit që e finalizoi më 31 dhjetor e lëshoi në qarkullim pikërisht në ditën e fundit të vitit të kaluar, por pa e kaluar paraprakisht as kotrollin teknik.

Ndërkaq ura emblematika e Qeverisë Kurti 2, është ajo e Saradranit të Istogut, që lidh këtë fshat me të tjerët të komunës së Pejës.

Projekti që u përurua me pompozitet më 3 dhjetor 2022, mbeti jofunksional edhe 2 vjet më pas.

Kronika në vazhdim sjell detaje rreth dështimeve të Qeverisë Kurti në këtë aspekt, anise dikur me krenari premtonte se do t’i ‘rehatojë’.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.