3 milionë euro për komunat në veri të Kosovës NULL NULL 03/06/2015 03/06/2015 Ministria për Komunitete dhe Kthim ka ndarë 3 milionë euro për projektet në katër komuna në veri të Kosovës. Sipas një njoftimi të kësaj Ministrie, sot në Ministrinë e Pushtetit Lokal në prezencën e kryetarëve të komunave nga veriu i Kosovës është nënshkruar marrëveshja e cila definon projektet dhe formën e realizimit të tyre. Ministri, Dalibor Jevtiq tha se Ministria ka ndarë gjysmën e buxhetit për projektet në veri, dhe shpreson se realizimi i projekteve do të bëhet sipas afateve të caktuara ashtu që të hollat mos të shkojnë në suficit. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes përveq ministrit Jevtiq ishin prezent edhe kryetarët e komunave në veri të Kosovës, ministri i Pushtetit Lokal-Ljubomir Mariq, ministri i Mjedisit -Ferid Agani, si dhe përfaqësuesit USAID-it dhe përfaqësues nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë.