Natalie Portman nuk është vetëm aktore - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Natalie Portman nuk është vetëm aktore

NULL NULL
28/05/2015
Ylli i filmit “Black Swan” dhe fituesja e çmimit Oskar, Natalie Portman, përveç që është e suksesshme në botën e filmit, ajo është edhe një intelektuale dhe e shkolluar.

Ajo mund të jetë aktore e mirë dhe fituese e çmimit Oskar, por Natalie Portman nuk e ka lënë vetëm me kaq.

Aktorja ka mbajtur një fjalim para studentëve të Harvard University dhe thotë se këtë e ka bërë që të tregojë se ajo nuk është thjeshtë një aktore budallaqe.

Aktorja e filmit “A tale of Love and Darkness”, në një ceremoni të organizuar ne Harvard, ka thënë se ndihet e nderuar dhe se kjo është njëra ndër gjërat më të bukura që iu është kërkuar ta bëjë, shkruan People, transmeton Klan Kosova.

“Kur së pari u regjistrova në Harvard në vitin 1999, mendoja se diçka ishte gabim, se unë nuk isha e zgjuar mjaftueshëm që të jem pjesë e kësaj shoqërie”, ka thënë Portman, e veshur me një fustan pa mëngë dhe me flokët e bukura e të lëshuara mbi supe.

“Kur iu bashkova Harvard-it, sapo kishte dalë episodi i parë i filmit Star Wars dhe i frikësohesha faktit se njerëzit do të mendonin se isha aty vetëm për shkak se jam e famshme jo se kam ndonjë aftësi intelektuale”, ka thënë Natalie.