28 vjeçari nga Malisheva e inskenoi rrëmbimin e tij NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë 28 vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës, që u raportua si i zhdukur dhe dyshohej se ishte rrëmbyer, e ka inskenuar rrëmbimin e tij. Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë Ali Uka. “Ai vetë e ka pranuar se e ka inskenuar rastin. Gjatë intervistimit, ai [Jetmir Rudi] ka thënë se me këtë ka dashur ta tërheqë vëmendjen. Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë problem me askënd dhe as djali i tyre nuk ka probleme me askënd”. Jetmir Rudi u raportua si i zhdukur nga familjarët e tij të dielën e 22 nëntorit. Në ndërkohë, Policia e rajonit të Gjakovës kishte ngritur dyshime se i njëjti ishte rrëmbyer. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, kishte thënë për Klan Kosovën se familjarët e Jetmir Rudit kishin pranuar disa foto të një personi i cili ishte lidhur me litar. “Sipas informacioneve dyshohet se bëhet fjalë për kidnapim (familjaret kanë pranuar një foto të një personi i cili ishte i lidhur me një litar), edhe pse nuk dihet lokacioni dhe koha e fotos. Pritet të angazhohet dhe Njësia K-9 në kërkim të të zhdukurit”, kishte thënë ai. Kushëriri i tij, Njazi Rudi, kishte deklaruar për Klan Kosovën se 28 vjeçari kishte, herë pas here, edhe disa shqetësime. “Që një kohë, ai ka pasur shqetësime. Edhe nëna e tij më ka thënë që kur ka dalë ka qenë i shqetësuar”, kishte deklaruar ai.