Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte

NULL NULL
10.01.2025 20:36
Ushtarë të FSK-së në kërkim të 27-vjeçit që u zhduk në fund të dhjetorit të vitit 2024 te Ura e Fshajt. Foto: FSK

Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar një operacion të kërkim-shpëtimit ku dyshohet se një person me inicialet A.H nga Prizreni ka rënë në Lumin Drin.

Sipas drejtorisë rajonale të policisë së Prizrenit kërkimet kanë filluar më 25 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa sot iu kanë bashkëngjitur njësitë përkatëse të FSK-së.

Sipas informacioneve që ka Klan Kosova, kërkimet kanë filluar nga Ura e Fshajt e deri te Ura e Rogovës e po ashtu kërkimet kanë vazhduar edhe në pjesën malore që gjenden afër Urës së Fshajt.

Operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar rreth orës 17:00 për shkak të errësirës dhe do të vazhdojë nesër me të nisur dita.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.