Lajmet e fundit
Paaftësia për të punuar e të gjitha pasojat e tjera shëndetësore, nuk ua mbushën mendjen Gjykatës Themelore në Prizren që të japin një verdikt tash e 4 vjet.
Bledar Shijaku 27-vjecar u aksidentua në vendin e punës dhe si pasojë e saj, ka probleme në lëvizje në njërën anë të trupit e më tutje i janë shfaqur edhe problemet me epilepsinë.
Ndonëse në dorë patën dokumentet se si një 27-vjecar kishte humbur aftësinë për të punuar si pasojë e aksidentit në punë, edhe pse kanë kaluar 4 vjet Gjykata Themelore në Prizren nuk mori asnjëherë një vendim.
Sipas mbrojtjes së Shijakëve, Mehdi Geci zvarritja e këtij vendimi ndër vite u bë pa ndonjë arsye që qëndron.
Dritën me sy nuk e pa as padia e ngritur në divizionin civil.
Sipas Gecit, Gjykata mori parasysh kërkesën e palës kundërshtare dhe u ndaluan seancat.
Sipas Gecit, gjendja e Bledarit nuk është aspak e mirë.
Mbrojtja për KIKS-in, tregoi se janë duke pritur që gjykata të caktojë ekspertët të cilët do të konstatojnë gjendjen shëndetësore të 27-vjecarit.
I shqetësuar, Geci për KIKS-in thotë se zvarritja e proceseve gjyqësore paraqet shkelje të të drejtave themelore të njeriut.
Në një përgjigjje me shkrim, Gjykata Themelore në Prizren i kanë thënë Kiks-it se e kanë trajtuar lëndën ndër vite mirëpo Gjykata është duke u përballë me shumë lëndë dhe ky rast, nuk bën pjesë në prioritetet e tyre.