26 vjeçari nga Kosova i dehur “fluturon” BMW-në e tij në Zvicër (FOTO) NULL NULL 25.12.2019 21:55 25.12.2019 21:55 Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në Zvicër, ku shkaktar i tij ishte një kosovar. 26 vjeçari në gjendje shumë të dehur pas aksidentit që kishte shkaktuar, kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në rrugën mes Wolhlen dhe Bremgarten në orën 6:00 të mëngjesit. Ai ka humbur kontrollin mbi makinën e tij të tipit “BMW”, duke përfunduar jashtë rrugës afër një pylli. Policia Kantonale e Aargau, e ka gjetur shkaktarin e aksidentit, njofton Aargauer-Zeitung përcjellë Klan Kosova. Ata e kanë parë makinën e tij të shkatërruar dhe kanë shkuar tek shtëpia e tij. Policët takuan një 26 vjeçar nga Kosova. 26 vjeçari nuk kishte lëndime trupore, por dukej shumë i dehur. Ai e ka mohuar në fillim aksidentin, por më vonë e ka marrë përsipër veprën. Pas testit të urinës dhe gjakut, policia ia ka marrë patentë shoferin atij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrustemi i VV-së “radhit” kontratat njëburimore të nënshkruara gjatë qeverive të kaluara 2 minuta më parë
Kosova Deliu-Kodra: Kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i kësaj qeverie 9 minuta më parë
Lajme Interpol: 3 trilionë dollarë në vit nga trafikimi i qenieve njerëzore në Azi, krizë globale 12 minuta më parë