26-vjeçari francez thyen rekordin botëror të zhytjes së thellë (VIDEO) NULL NULL 11.08.2022 21:48 11.08.2022 21:48 Një zhytës i lirë francez theu rekordin botëror të zhytjes më të thellë teksa zbriti në një thellësi prej 120 metrash me dy pendë. Arnaud Jeraldit iu deshën 3 minuta e 34 sekonda për të përfunduar zhytjen, gjatë konkursit vjetor “Vertical Blue” në Bahamas, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu kjo është hera e shtatë që 26-vjeçari thyen rekordin botëror në karrierën e tij. “Vertical Blue” është një garë e përvitshme që zhvillohet në Bahamas, ku sportistët mund të zhyten deri në 6 herë për çdo disiplinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.