Lajmet e fundit

Prokurori i Shtetit, Valdet Gashi, ka sqaruar pse në aktakuzën për krimet e luftës në lagjen e Jasharëve në Prekaz përmenden 26 viktima, ndërsa konsiderohet se në Prekaz janë vrarë 56 persona.
Gashi është pyetur për këtë nga gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani.
Ai tha se gjatë zhvillimit të hetimeve është përcaktuar se 26 prej viktimave kanë qenë civilë, ndërsa në mesin e të vrarëve ka pasur edhe persona që kanë qenë pjesë e strukturave të UÇK-së.
“Me rastin e zhvillimit të hetimeve ka rrjedhur se personat ndaj të cilëve ne mund të konsiderojmë se është kryer krim lufte dhe që kanë qenë viktima civile kanë qenë 26… sepse ne e dimë që këtu ka pasur edhe persona të tjerë… që kanë qenë në strukturat e UÇK-së. Kjo është arsyeja pse nuk është ai numër që e përmendët ju”, u përgjigj Gashi./Klankosova.tv