21:58, 11 Shtator 2019

Shërbimet e emergjencës në Bahamas kanë regjistruar 2,500 persona të zhdukur, pas uraganit Dorian që ka përfshirë këta ishuj javën e kaluar.

“Deri më tani, janë rreth 2,500 persona të regjistruar nga Qeveria e Bahamasit”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave, Carl Smith.

Të dhënat zyrtare sugjerojnë se numri i të vdekurve do të jetë shumë më i madh se 50, pasi numri i personave të zhdukur do të përditësohet sërish, shkruan Reuters përcjellë Klan Kosova.

Mijëra persona tashmë kanë nevojë për ndihmë.

Dorian ka përfshirë Ishujt Abako me erërat më të forta që janë regjistruar ndonjëherë.

Pjesët më të shkatërruara si pasojë e uraganit janë Abakos dhe Grand Bahama.

Konkurs Pune

Lexo më shumë