12:20, 13 Qershor 2019

250 fëmijë të shkollës fillore “Hasan Prishtina” kanë vizituar Fabrikën e ujit në Shkabaj,njofton Klan Kosova.

Vizita e tyre është bërë me kërkesën e nxënësve pasi ata kishin shprehur dëshirën që të shohin nga afër procesin se si rrjedh uji, njofton Klan Kosova.

Në këtë aktivitet ata u njoftuan nga zëdhënësja e ujësjellësit, Arieta Mjeku se si duhet të ruhet uji dhe se sa i rëndësishëm është për jetën e njeriut.

Fëmijët vizituan pjesën e ajrosjes së ujit si dhe dhomën se nga ku bëhet komanda në bazë kompjuterike e menaxhimit të popmave të ujit.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë