25 vjet nga themelimi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

25 vjet nga themelimi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë (VIDEO)

NULL NULL
27/11/2021

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës ka shënuar 25-vjetorin e themelimit, gjatë së shtunës.

Me këtë rast, ata kanë bërë edhe hapjen e një ekspozite, ku përmblidhet puna disa vjeçare e tyre.

Kryetari i ShBPK-së, Hydajet Hyseni, tha se ndikimi i kësaj shoqate ka qenë tejet i madh, njofton Klankosova.tv

Kurse Selatin Novosella, sekretar i shoqatës, tha se në këtë aktivitet ishte një projekt për një libër i cili do të kishte 500 faqe, por në mungesë të vullnetit nuk është publikuar.

Pas ekspozitës, ata shkuan për të bërë homazhe tek varri i Adem Demaçit, ish-kryetarit të kësaj shoqate, ku vlerësuan lartë kontributin e tij në çështjen kombëtare.

Kronikë e përgatitur nga Gresa Nitaj