25 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, numri arrin në 609 NULL NULL 21.04.2020 11:21 21.04.2020 11:21 Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se janë konfirmuar 25 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Nga këto raste, 17 janë regjistruar në Krujë dhe tetë në Kurbin, ndërsa për herë të parë nuk ka asnjë rast të ri në Tiranë, shkruan A2 CNN. Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri: Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë: Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19. Vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri. Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345. Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 253 raste – Durrës 42 raste – Lushnje 6 raste – Elbasan 16 raste – Fier 36 raste – Kavajë 9 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 19 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 99 raste – Lezhë 14 raste – Berat 2 raste – Has 13 raste – Krujë 40 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 5 raste – Mirditë 3 raste – Kukës 11 rast -Mallakastër 1 raste – Kurbin 27 raste Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu, studentëve të UP-së: Faleminderit që po e vendosni Kosovën në hartat e suksesit 3 minuta më parë
Kosova Inspektorati i Arsimit merr në duar jashtëligjshëm kompetencat e DKA-së në Gjilan, anulon konkurset për mësimdhënës (VIDEO) 5 minuta më parë