25 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, regjistrohet edhe një viktimë NULL NULL 01.04.2020 16:03 01.04.2020 16:03 Ministria e Shëndetësisë në Maqeodninë e Veriut bën të ditur se gjatë natës së djeshme në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë edhe një grua nga nga Labonishta në moshën 65 vjeçe. Pacienti ka pasur sëmundje tjera si diabeti, sëmundje të zemrës dhe obezitet, transmeton Klan Kosova. Sa i përket pacientes që vdiq të dielën në mëngjes në një spital në Strugë dhe për të cilën u morr material postmortem, i njëjti ka rezultuar pozitiv, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 25 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup 7, Kumanovë 7, Prilep 2, Tetovë 5, Strugë 2, Gjevgjeli 1 dhe Koçani 1. Me 25 rastet e reja numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vend shkon në 354. Sipas vendbanimit, gjithsej rastet deri më tani janë regjistruar në qytetet: Shkup (183), Kumanovë (54), Dibër (47), Shtip (15), Prilep (12), Tetovë (13), Strugë (9), Veles ( 6), Manastir (4), Ohër (3), Kavadar (2), Gostivar (1), Gjevgjeli (2), Strumicë (1), Kriva Palankë (1) dhe Kocani (1), shkruan Alsat m. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 27 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 1 orë më parë