24 vjet nga “Epopeja e Çabratit” NULL NULL 07.05.2023 09:53 07.05.2023 09:53 Në Gjakovë sot do të kujtohet 24-vjetori i “Epopesë së Çabratit”. Në këtë betejë, për lirinë e Kosovës ranë shtatë dëshmorë e 41 civilë. Po ashtu më 7 e 8 maj, 43 qytetarë të kësaj lagje u rrëmbyen dhe u zhdukën nga ana e forcave policore dhe ushtarake të Serbisë. Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëherë kanë qenë në qytet, do të kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Misioni i kësaj beteje ka qenë mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.