24-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë NULL NULL 13.03.2023 21:27 13.03.2023 21:27 Një 24-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë. Rastin në polici e kanë raportuar familjarët e saj. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Zahiti tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion. “Sot, rreth orës 17:00 nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima, femër e moshës 24-vjeçare. Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Zahiti/ Klankosova.tv
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 2 months