24 të infektuar me COVID-19 në aeroplanin e linjes Shkup-Turku (VIDEO) NULL NULL 11.08.2020 17:17 11.08.2020 17:17 Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur se 24 pasagjerë të cilët kishin fluturuar nga Shkupi në drejtim të kryeqytetit të Finlandës, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. “Nga Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftojnë se askush nga 24 personat të cilët kanë dalë pozitiv me COVID, gjatë testimeve vullnetare të bëra në aeroportin Turku të Finlandës, nuk ka pasur vendim për izolim në Maqedoni. Ky rast ka detyruar autoritetet finlandeze që të ndryshojnë politikat për mbrojtje nga COVID-19. Andaj vendosën që në të ardhmen askush të mos mund të hyjë në këtë shtet pa treguar test negativ PCR, ndërsa e detyrueshme do të jetë edhe karantina dy ditore “- raporton Alsat-M përcjell Klan Kosova. Sipas MSH-së shumica e 157 qytetarëve që kanë udhëtuar nga Shkupi për në Finlandë, nuk janë shtetas të Maqedonisë. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Shëndetësisë 95 persona kanë udhëtuar me pasaportë të Kosovës, 60 me pasaportë të Finlandës, dy me pasaportë të Maqedonisë, ndërsa të tjerët me pasaporta të Bullgarisë, Estonisë dhe Suedisë. Sot në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit ka edhe 141 raste të reja me koronavirus, nga 1mijë 885 testime të bëra. Numër dyshifror të të infektuarve ka regjistruar Shkupi, Shtipi, Kumanova dhe Gostivari. Organet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit një person ka ndërruar jetë, ndërsa janë shëruar 161 pacientë, njofton Alsat-M përcjell Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Qeveria Kurti ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale (VIDEO) 15 minuta më parë