Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

24.000 tentativa për të hyrë në faqe pornografike për 4 muaj në parlamentin anglez

NULL NULL
08.01.2018 15:33

Stafi që punon në parlamentin e Anglisë tenton çdo nëntë minuta të futet në faqet pornografike.

Vetëm në katër muajt e fundit ka pasur 24.000 kërkesa nga përdoruesit e kompjuterëve për të parë filma porno brenda ambienteve të parlamentit.

Përdoruesit e rrjetit parlamentar, duke përfshirë deputetë, kolegë, staf dhe kontraktorë, përdorën pajisjet e tyre për të provuar të lidheshin me përmbajtjen e ndaluar 24,000 herë në vetëm katër muaj.

Ky lajm publikohet fill pas shkarkimit të zëvendëskryeministrit Damian Green, i cili u akuzua se shkarkonte dhe shihte vazhdimisht filma për të rritur në zyrën e tij, si edhe për ngacmim seksual, akuza këto të cilat ai më pas i ka mohuar.

  • klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.