23 të vrarë nga luftimet në mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

23 të vrarë nga luftimet në mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

NULL NULL
1 muaj më parë

23 persona kanë vdekur nga  luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit që janë duke u zhvilluar sot në Nagorni-Karabak, transmeton Klan Kosova.

Po ashtu thuhet se gjatë këtyre luftimeve janë rrëzuar helikopterë dhe tanke në ndryshme.

Luftime të ashpra shpërthyen në mëngjes në rajonin që ndodhet brenda Azerbajxhanit por ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetura nga Armenia që nga viti 1994 në fund të një lufte separatiste, shkruan BBC

Presidenti i Azerbajxhanit. Ilham Aliyev tha se kishte të vdekur dhe të plagosur në mesin e popullatës civile dhe ushtarëve, pasi forcat armene hapën zjarr përgjatë vijës së ndarjes.

Udhëheqësi i Nagorni-Karabakut, Araik Artyunyan, tha se mobilizimi i të gjithë qytetarëve mbi moshën 18-vjeçare kishte filluar dhe se një gjendje lufte ishte shpallur në vend.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së, ka reaguar, pas luftimeve, të rinisura mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së, Rama shkruan se të dyja palët e përfshira në konflikt duhet të kthehen në normalitet, ndërsa shton se askush nuk do viktima.

Bashkimi Evropian kërkon nga Armenia dhe Azerbajxhani të ndërpresin luftimet që kanë shpërthyer për Nagorni-Karabakun.

Josep Borrell, Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, me anë të një postimi në Twitter ka thënë se ka biseduar gjatë ditës së stome me ministrat e dy shteteve ku edhe u ka thënë se duhen të kenë një armëpushim të menjëhershëm.