23 të vdekur nga shembja e mbikalimit të metrosë në Mexico City (VIDEO)

23 të vdekur nga shembja e mbikalimit të metrosë në Mexico City (VIDEO)

NULL NULL
1 day më parë

Një pjesë e ngritur e metrosë në Mexico City u shemb dhe e zhyti trenin drejt një bulevardi, duke lënë të vdekur të paktën 23 veta dhe duke plagosur 79, thanë zyrtarët e qytetit.

Ekipet e shpëtimit gjetën katër trupa të bllokuar brenda një makine hekurudhore që varej nga mbikalimi, por nuk ishin në gjendje t’i hiqnin ato.

Kryebashkiakja Claudia Sheinbaum tha se një nga trarët prej betoni u shemb ndërsa një tren metroje kaloi mbi të duke shënuar kështu një nga rastet më vdekjeprurëse në historinë e sistemit të metrosë së qytetit, i cili është ndër më të ngarkuarit në botë.

“Shkaku i kësaj shembje duhet të përcaktohet përmes një hetimi ekspertësh”, tha Sheinbaum, raporton AP, transmeton KlanKosova.tv.

Ajo tha se 77 nga të plagosurit u shtruan në spital dhe njoftoi se ka edhe fëmijë në mesin e të vdekurve.

Mbikalimi ishte rreth 5 metra mbi rrugën në lagjen Tlahuac, por treni kalonte mbi një shirit mesatar betoni, i cili me sa duket minimizoi viktimat nga ky aksident.

Sekretari i Marrëdhënieve të Jashtme i Meksikës, Marcelo Ebrard, e quajti shembjen “aksidenti më i tmerrshëm që kemi pasur ndonjëherë në transportin masiv”. Ebrard ishte kryebashkiaku i Mexico City nga 2006 në 2012, kur u ndërtua linja në fjalë, dhe shembja mund të përfaqësonte një goditje të madhe për të.