23 medalje në Evropiane nga xhudistët kosovarë, Kuka: Krenar! NULL NULL 06.11.2023 13:51 06.11.2023 13:51 Xhudoja kosovare vazhdon të tregojë suksese të larta kudo që marrin pjesë. Ekipi i drejtuar nga mjeshtri Driton Kuka ka fituar 23 medalje në Kampionatet Evropiane për të rritur. Shtatë është numri i medaljeve të arta të fituara, teksa të argjendta katër. Ndërkohë, medaljet e bronzta të fituara nga xhudistët kosovarë është 12 sosh. Driton Kuka ka thënë se është krenar me këtë arritje. Përndryshe, në kampionatin e fundit që u mbajt në Montpellier të Francës, plot katër medalje u fituan. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.