Pamela Anderson beqare NULL NULL 22.05.2015 16:47 22.05.2015 16:47 Pamela Anderson është e gatshme të takohet me shumë meshkuj. Aktorja ishte e ftuara në emisionin e Ellen Degeneres, ku ndër tjerash ka diskutuar edhe rreth statusit të saj si beqare. Ajo ka treguar se për momentin nuk është në lidhje me askë, por nuk e ka mohuar mundësinë që së shpejti të del me meshkuj. Anderson ka përfituar më shumë se 1 milionë dollarë nga divorci, i cili është finalizuar në fund të prillit, transmeton klankosova. Ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim, ajo u paraqit me veshje dhe pamje më të sofistikuar. Aktorja, e cila asnjëherë nuk e ka vlerësuar veten si të bukur, në vitin 2007 ka qenë e martuar me Salomon, por e anuloi martesën pas dy muajsh. Ajo gjithashtu ishte e martuar edhe me Kid Rock nga viti 2006 deri më 2007 dhe me Tommy Lee nga viti 1995 deri më 1998. www.klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.