Lajmet e fundit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Një ditë pasi Qeveria e ka rikthyer në Kuvend projektligjin e sponsorizuar nga PDK-ja, deputetja e kësaj partie e konsideron të domosdoshme miratimin e tij, duke thënë se, në këmbim, PDK-ja do t’i vërë në dispozicion 22 votat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Në KosovaPress, Deliu ka thënë se miratimi i plotësim-ndryshimit të këtij ligji në dy lexime do t’i hapte rrugë një marrëveshjeje politike për presidentin, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet dhe një figurë që përafron forcat politike.