22 vjet nga dorëzimi i Serbisë (VIDEO) NULL NULL nga Enis Reçica 10/06/2021 nga Enis Reçica 10/06/2021 Janë bërë tashmë 22 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës. Në kuadër të kësaj ujdie mes ushtarakëve të NATO-s dhe atyre serbë, u aprovua hyrja e pjesëtarëve të Forcës Veriatlantike në territorin e Kosovës. Klan Kosova, gjatë ditës ka qëndruar në Restorantin ”Evropa 93”, ku për tri ditë u bënë bisedime mes dy delegacioneve. Detajet i tregoi vet pronari i restorantit Ramadan Sadiku, i cili ishte pjesëmarrës në këto diskutime. Por, marrëveshja nuk u nënshkrua në atë lokal në Bllacë, porse në Kumanovë, ku Klan Kosova vizitoi lokacionin e Helidormit Agji Tepe, ku ishin vendosur forcat e NATO-së. Ngjarjen e 22 viteve të shkuara, për Klan Kosovën, e rrëfyen dy gazetarët shqiptarë që e përcollën nga afër Isak Ramadani dhe Nexhat Aqifi.
Kosova Escobar dhe Lajçak takim veçan: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun 18/08/2022
Kosova Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO-n (VIDEO) 17/08/2022