22 vjet burgim për tre të akuzuarit për grabitje në Shtime NULL NULL 05.03.2021 14:40 05.03.2021 14:40 Gjykata Themelore në Ferizaj i ka dënuar me me 22 vjet burgim tre të akuzuarit për një grabitje që kishte ndodhur para tre vjetësh. Më 7 gusht 2019 në fshatin Petroviq të Shtimes me veturën e drejtuar nga i ndjeri me inicialet F.G. janë nisur drejt Shtimes, e kanë ndalë veturën, A.T dhe A.M. kanë qëndruar në veturë, teksa i ndjeri F.G. me të pandehurin A.T. kishin dalë nga vetura me maska dhe armë dhe kanë hyrë në një shtëpi ku i kanë vjedhur 24 mijë franga zvicerane dhe një orë dore në vlerë 15 mijë franga. Në dalje të shtëpisë ata ishin zënë nga i dëmtuari N.N. të cilin e kanë sulmuar dhe plagosur me armë zjarri. “Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin A.T.. për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro, të pandehurin A.M. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro dhe të pandehurin A.T.1. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijepesëqind (1.500) euro”, thuhet në komunikatën e GjThF-së. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024