Lajmet e fundit

Arlind Nikçi është atlet i suksesshëm nga Peja dhe vetëm 22-vjeçar.
Në një intervistë për gazetarin korrespodent të Klan Kosova, Valdrin Daci, Nikçi në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se rrugëtimi i tij nisi nga Maratona e Prishtinës 2023, transmeton Klankosova.tv.
“Prej shumë atletësh nga e gjithë bota, kam dalë në vendin e 32-të”, u shpreh ai.
Sa i përket pjesëmarrjes së tij në maratonën e vitit 2025, Nikçi tha se u rendit në vendin e shtatë.