22 ushtarë në Vietnam zhduken nga rrëshqitja e dheut

22 ushtarë në Vietnam zhduken nga rrëshqitja e dheut

NULL NULL
1 javë më parë

Një rrëshqitje e dheut la të zhdukur këtë të diel 22 ushtarë në një kamp në provincën qendrore Quang Tri të qytetit Hanoi të Vietnamit, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bën të ditur nga qeveria e atjeshme me anë të një njoftimi duke shtuar se kjo është humbja më e madhe e ushtrisë në kohë paqe për këtë shtet përderisa ata janë duke luftuar me përmbytje të mëdha.

Reshjet intensive të shiut që filluan nga fillimi i tetorit kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të baltës që kanë vrarë më shumë se 70 njerëz në Vietnamin qendror, shi më i madh pritet të ketë atje gjatë ditëve të ardhshme.

Qeveria ndër tjera ka deklaruar se rrëshqitja e dheut ka prekur kazermat e një njësie të Rajonit të 4-të ushtarak të Vietnamit. Ditë më parë një tjetër rrëshqitje e dheut vrau 13 persona, kryesisht ushtarë, në provincën fqinje të Thua Thien Hue, shkruan Reuters.