216 persona nisen për në Haxh – më i moshuari 90 vjeç, më e reja 16 NULL NULL 31.07.2019 15:19 31.07.2019 15:19 Është nisur grupi i parë prej 216 personave nga Kosova për në vendet e shenjta, për kryerjen e haxhit. Prijës i këtij grupi ishte Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se edhe organizimi i sivjetëm ashtu edhe si organizimet e viteve të tjera ka shkuar si duhet. Tërnava përmendi se moshat e personave që do të shkojnë në haxh. “Më i moshuari do të jetë një 90 vjeçar kurse më e reja një vajzë 16 vjeçare nga Peja”. Kreu i BIK-ut, u shpreh se është punuar shumë që gjithçka që shkojë mirë. “Si Bashkesi Islame jemi përkujdesur në mënyrë maksimale që këtë ta organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”. Tërnava e arsyetoi edhe ngritjen e çmimit duke theksuar se këto janë bërë nga vendet që do të vizitohen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 50 minuta më parë