9:00, 10 Korrik 2020

Në Kosovë janë 2.118 raste aktive me Covid-19, njofton Klan Kosova.

Nga rasti i parë i shfaqur më 13 mars deri dje në vend janë shfaqur 4.307 raste pozitive me këtë virus. Ndërsa janë shëruar 2.095 raste, dhe 86 persona kanë ndërruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dje ka bërë të ditur se janë shfaqur 207 raste të reja pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

Konkurs Pune

Lexo më shumë