17:14, 1 Prill 2020

Sot bëhen 21 vjet nga vrasja makabre e familjes Krasniqi nga forcat serbe në Fushë Kosovë.

Më 1 prill 1999 u vranë pesë anëtarët e familjes Krasniqi. Në mesin e tyre ishte edhe doktori Fatmir Krasniqi bashkë me bijën e tij 13 vjecare Blertën, vëllain Arbenin dhe prindërit Hamit dhe Vezire Krasniqi.

Pesë anëtarët e familjes Krasniqi ishin zënë robër nga forcat paramilitare serbe në atë kohë.

Për nder të sakrificës së familjes Krasniqi, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë mban emrin e dëshmorit Dr. Fatmir Krasniqi.

Në përvjetorin e tyre të 21-të, mbesa, doktoreshë Dafina Krasniqi, ka bërë një postim emocional në Facebook.

“Mungesa e juaj po na vret”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Konkurs Pune

Lexo më shumë