21 të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në një spital në Pekin të Kinës NULL NULL 18.04.2023 21:19 18.04.2023 21:19 21 persona kanë vdekur nga një zjarr që ka shpërthyer në një spital të Pekinit, i cili e detyroi evakuimin e dhjetëra pacientëve, sipas mediave kineze. Ekipet e reagimit të urgjencës e kuptuan se zjarri ka ndodhur pak para orës 13:00 me orën lokale në Spitalin Changfeng të Pekinit, në distriktin Fengtai të kryeqytetit. Zjarri u shua rreth gjysmë ore më vonë dhe përpjekjet e ekipeve të shpëtimit vazhduan rreth dy orë të tjera. Stafi i spitalit i largoi 71 pacientë pasi shpërtheu zjarri. Nuk dihet nëse menjëherë të gjithë pacientët e spitalit ishin gjetur dhe evakuuar nga zjarri, shkruan AlJazeera, transmeton Klankosova.tv.