Hoti falënderon ATA-n për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës NULL NULL 19.05.2023 18:11 19.05.2023 18:11 Policia e Kosovës njofton se sot zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PK-së, Fehmi Hoti ka pritur në takim Timothy Leedsin, drejtor gjeneral i Programit për Asistencë Kundër terrorizmit (Antiterrorism Assistance (ATA) Program) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diskutua bashkëpunimi në mes të PK-së dhe ATA-së si dhe çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet. “Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm falënderoi ATA-n për përkrahjen e vazhdueshme me projekte madhore për Policinë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve me pajisje profesionale dhe në trajnime”. “Trajnimet dhe pajisjet e ofruara nga ATA kanë ndihmuar njësitet policore në arritjen e rezultateve pozitive të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve kibernetike”, thuhet në njoftimin e PK-së. Të dy palët u zotuan për avancim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.