Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

205 mantelbardhë ikën këtë vit (VIDEO)

666 mantelbardhë i janë larguar sistemit shëndetësor për periudhën 2018-2022.

NULL NULL
nga Agnesa 15.12.2022 20:25

666 mantelbardhë i janë larguar sistemit shëndetësor për periudhën 2018-2022.

Kjo u bë e ditur nga “Grupi për Ballkan” bazuar në të dhënat që Oda e Mjekëve të Kosovës ka teksa numri i largimit të mjekëve jashtë vendit po konsiderohet kambanë alarmi për institucionet.

“Sipas të dhënave tona Fakultetin e Mjekësisë e përfundojnë brenda një viti 150 mjekë, kurse kanë dal 205, ne jemi në minus”, tha nënkryetari i OMK-së, Naser Gjonbalaj.

Gjendje edhe më e rënduar është tek sektori i infermierisë ku për nëntë muaj të këtij viti janë lëshuar 586 certifikata, që është katërfish më shumë se në 2021-ën.

“Janë specifika e profile të caktuara dhe këta nuk mundesh menjëherë me i zëvendësu edhe nëse menjëherë e hap konkursin qoftë ShSKUK apo institucionet parësore shëndetësore.” tha kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemi.

Ndërkohë, nga Ministria e Shëndetësisë paralajmëruan investime në infrastrukturën mjekësore.

“Kemi paraparë milionë euro shtesë buxhet për shëndetësinë, 300 pozita të reja në shëndetësi dhe 42 pozita të reja në inspektorat. Tek lista esenciale i kemi ndarë plus 11 milionë euro nga 18 sa kanë qenë janë bërë 21 milionë euro për vitin 2023.” tha Irfan Krasniqi, Shef i Kabinetit te U.D Ministres se Shëndetësisë.

Këtu po ashtu u bë e ditur se aktualisht punojnë mbi 7 mijë punëtorë shëndetësorë më orgjinë nga Kosova në Gjermani.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.