203 ton kokainë konfiskohen nga një operacion i Interpool në Amerikën Latine NULL NULL 18.04.2023 20:26 18.04.2023 20:26 Policia në Amerikën Latine ka sekuestruar sasi të substancave narkotive në vlerë të 5 miliardë dollarëve, në një operacion që zgjati tre javë dhe përfshin 15 vende. Ata i konfiskuan gjithashtu më shumë se 8,000 armë zjarri ilegale dhe i kryen pothuajse 15,000 arrestime. Forcat e policisë nga Meksika në veri deri në Argjentinë në jug shkëmbyen informacione për operacionin, i cili u koordinua nga Interpoli. Interpoli tha se arrestimet kishin ndërprerë punën e disa bandave të fuqishme. E quajtur Trigger IX, përpjekja ndërkombëtare kishte për qëllim kryesisht luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit të paligjshme. “Fakti që një operacion që synonte armët e paligjshme te zjarrit rezultoi në konfiskime kaq masive droge është një provë tjetër, nëse është e nevojshme, se këto krime janë të ndërthurura,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jürgen Stock. Nga ky operacio janë konfiskuar 203 ton kokainë dhe droga të tjera, shkruan BBC, transmeton Klankosov.tv.