2023 – vit për Republikën, por edhe i krizës energjetike (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 11.01.2023 20:28 nga Haris Ademi 11.01.2023 20:28 “Vit i edukimit, shëndetit, barazisë, drejtësisë, mirëqenies, sigurisë, prodhimit”, e cilësoi, ndër të tjera, vitin 2023, kryeministri Albin Kurti, teksa po fliste në mbledhjen e së mërkurës para ministrave të tij. Por më pas edhe e pranoi që muajt e parë të këtij viti do të jenë edhe të krizës energjetike. Ai tha se mund të rriten çmimet e importit të rrymës, njofton Klan Kosova. Deri në mars, sipas ministres së energjisë, Artane Rizvanolli, Kosovës do t’i duhet t’i blejë rreth 300 gigavatë orë energji elektrike, për çka ngre alarm për një fazë kritike. “Kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime të energjisë, por që çmimet e energjisë pritet të rriten në tregjet evropiane. Konsumi pritet të rritet gjithashtu, kështu që po hyjmë në një fazë ku duhet të kemi edhe më shumë kujdes për kursim të energjisë”, tha Rizvanolli. Rizvanolli tregoi se u kanë ardhur faturat edhe për muajt tetor e nëntor për rrymën në veri, që duhet të paguhen nga buxheti i shtetit. “Kjo nuk është zgjidhje e as nuk është e drejtë, pavarësisht se ne kemi përgjegjësinë dhe KOSTT ka përgjegjësinë për tërë territorin e Kosovës, një situatë e tillë nuk është zgjidhje dhe nuk mund të vazhdojë pafundësisht”. Qeveria të mërkurën miratoi edhe një herë masat emergjente të energjisë për 30 ditë, për të cilat duhet vota e Kuvendit.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months