2020-a ishte viti më vdekjeprurës në Angli dhe Uells që nga viti 1918

2020-a ishte viti më vdekjeprurës në Angli dhe Uells që nga viti 1918

NULL NULL
1 javë më parë

Të dhënat e reja nga Zyra e Mbretërisë së Bashkuar për Statistikat Kombëtare (ONS) tregojnë se sa vdekjeprurëse ka qenë pandemia për Anglinë dhe Uellsin.

Të dhënat e lëshuara të martën tregojnë se 608 mijë e dy vdekje janë regjistruar në Angli dhe Uells në vitin 2020, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Rreth 76 mijë vdekje më shumë sesa ajo që ONS tha se do të pritej bazuar në mesataren pesë-vjeçare midis 2015 dhe 2019.

Sipas ONS, numri i vdekjeve ishte 77 mijë e 161 më i lartë se numri i regjistruar në 2019, rritja më e madhe nga viti në vit që nga viti 1940.

Shifrat e reja tregojnë gjithashtu se për sa i përket numrit të përgjithshëm të vdekjeve, 2020 ishte viti më vdekjeprurës në Angli dhe Uells që nga viti 1918, vit kur Lufta e Parë Botërore dhe pandemia e Gripit Spanjoll u përhapën.

Poashtu popullsia e Anglisë dhe Uellsit u rrit në mënyrë dramatike midis 1918 dhe 2020, me rreth 26 milionë.