20 vjet nga vrasja e Gjingjiqit, Hill: Fjalët dhe veprat e tij vazhdojnë të jenë frymëzim - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

20 vjet nga vrasja e Gjingjiqit, Hill: Fjalët dhe veprat e tij vazhdojnë të jenë frymëzim

NULL NULL
12.03.2023 10:24
Christopher Hill

Sot shënohet 20 vjetori i vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjinxhiq.

Në këtë përvjetor, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se fjalët dhe veprat e Gjingjiqit dhe mënyra se si ai u përpoq të lëvizte njerëzit janë frymëzim edhe sot, dy dekada pas vrasjes së tij.

“Fjalët dhe veprimet e Gjingjiqit janë ende një frymëzim”, tha Hill për Tanjug dhe theksoi se kujtimi i asaj kohe i shkakton atij edhe trishtim të madh për shkak të mundësive të humbura, transmeton Klankosova.tv.

“Trishtim i madh, sigurisht, sepse atëherë kishte një situatë premtuese që u mbyll shpejt në një kohë kur përparimi mund të ishte i shpejtë. Mendoj se ishte një kohë kur mund të ishte bërë përparim”, tha Hill.