9:38, 19 Nëntor 2019

Banka Qendrore e Kosovës sot po shënon 20 vjetorin e themelimit të saj.

Në këtë përvjetor Presidenti i vendit Hashim Thaçi, vlerësoi se Banka Qendrore e Kosovës është model për rajonin.

Në një fjalë rasti Thaçi tha se 20 vjet më parë u vunë themelet e sistemit te mirëfilltë bankar që kemi sot, i cili ofron stabilitet financiar.

“Më shpalljen e pavarësisë filloi një reformë e re për Kosovën dhe që atëherë BQK-ja ka shënuar stabilitet financiar”.

“Në këtë rrugëtim mund të them se BQK-ja është model për tërë rajonin tonë”.

Megjithatë Thaçi theksoi se në të ardhmen do të ketë sfida.

“Sfidë do të jetë integrimi i mëtutjeshëm i sistemit tonë financiar me sistemet e vendeve të zhvilluara dhe plotësimin e të gjitha kritereve të sistemit financiar të Kosovës për anëtarësim në BE. Gjithashtu sfidë është edhe ruajtja e stabilitetit financiar, që të kemi mekanizma që ta mbajnë këtë stabiliteti financiar”.

Thaçi shprehu falënderime ndër të tjera për Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe GIZ-in, për mbështetjen e vazhdueshme që kanë ofruar.

Në 20 vjetorin e BQK-së organizohet edhe konferenca ndërkombëtare “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë drejtuesit më të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Bankës Botërore, institucioneve të tjera financiare dhe drejtues të bankave qendrore nga rajoni dhe më gjerë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë