20-vjeçari shqiptar vdes në një aksident në Itali NULL NULL 18.04.2023 09:49 18.04.2023 09:49 Një 20-vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës, në Rovato. Shqiptari u përplas me një kamion i cili po vinte në drejtim të kundërt të rrugës. Kjo nuk i la zgjidhje shoferit, i cili goditi murin e betonit. Si pasojë e kësaj Adenajd Hoxha, pësoi lëndime të rënda të cilat nuk mundi t’ju bënte ballë. Trupi i tij i pajetë u nxor nga vetura e tij e shkatërruar e tipit “Ford Focus”, shkruajnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv Në vendin e ngjarjes ishin policia, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës që nuk mundën të bënin gjë tjetër pos të konstatonin vdekjen e të riut shqiptar/ Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministrja gjermane uron Kosovën për liberalizimin: Hap i vonuar, por i rëndësishëm drejt integrimit në BE 19/04/2023