20 vjeçari kosovar gjendet i vdekur në Itali NULL NULL 17.01.2020 15:31 17.01.2020 15:31 Trupi i një 20 vjeçari kosovar është gjetur nën një urë në kanalin që përshkon Calcion në provincën e Bergamos në Itali. Sipas mediave italiane, viktima është kosovari Erion Morina, që banon atje dhe dyshohet të jetë vrarë pas një mosmarrëveshje, transmeton Klan Kosova. Mediat atje raportojnë poashtu se disa gjurmë gjaku janë gjetur në trotuar . Erion Morina dyshohet të jetë vrarë pas një zënke, e cila filloi në një lokal dhe mbaroi në rrugë: ai u godit prapa në kokë me shishe, u tërhoq dhe më pas u hodh në ujë. Një person raportohet se është ndaluar për rastin, transmeton Klan Kosova. https://www.ecodibergamo.it/stories/bassa-bergamasca/cadavere-trovato-nel-naviglio-e-giallo-a-calcio_1336923_11/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë