20:23, 2 Korrik 2020

Nuk ishte larguar fort larg shtëpisë.

E.K, 20 vjeçar nga Gjakova, të martën lajmëron familjen e tij se ishte rrëmbyer nga disa persona dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë e parave.

Mirëpo, fillimisht familja njoftoi policinë, Komandant i Policisë rajoni Gjakovë, Tush Markaj, ka thënë se “është paraqitur ankuesja e gjinisë femërorë e cila ka raportuar se djali i saj rreth 20 vjet ishte rrëmbyer nga dy persona dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë e caktuar e parave”.

E të riun as se rrëmbeu kush, e as kërkoi para për të.

Si duket atij i nevojiteshin një shumë rreth 7 mijë euro, dhe për këtë vetë  inskenoi ngjarjen e rrëmbimit.

Këtë e kuptoi policia pasi e gjeti dhe e intervistoi.

Kronikë e gazetares Merita Neziri.

Konkurs Pune

Lexo më shumë