20 të lënduar nga shpërthimi i një pike karburanti në Romë NULL NULL 04.07.2025 12:34 04.07.2025 12:34 Foto nga Reuters - Flakë në një pikë karburanti në lindje të Romës Më shumë se 20 persona, përfshirë nëntë oficerë policie dhe një zjarrfikës, u lënduan të premten në një shpërthim të madh në një pikë karburanti në lindje të Romës, thanë autoritetet italiane. Faqja e internetit “Roma Today” publikoi një fotografi të flakëve të mëdha dhe tymi që ngrihej lart në qiell. Imazhe të veçanta të publikuara nga departamenti i zjarrfikësve treguan pikën e karburantit pothuajse tërësisht të shkatërruar, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Përveç ndihmësve të parë, 16 civilë, përfshirë menaxherin e stacionit, u lënduan, tha kreu i policisë së Romës, Roberto Massucci, i cituar nga agjencitë italiane të lajmeve. Ai shtoi se askush nuk ishte në rrezik për jetën. Autoritetet shëndetësore thanë se pesë persona u shtruan në spital me djegie të lehta dhe lëndime nga xhamat e thyer. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e denoncuam", thotë Musliu-Shoshi për aktakuzën ndaj Damkës 33 minuta më parë