20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për 21 vjeçarin që vrau policin në Lezhë

20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për 21 vjeçarin që vrau policin në Lezhë

NULL NULL
3 weeks më parë

Policia në Shqipëri ka vënë në dispozicion 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha, i identifikuar si Aldi Rama.

Në njoftimin e shpërndarë për media policia thekson se për informatorët do të garantohet anonimat i plotë dhe i sigurt.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt. Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853./abcnews.al