Lajmet e fundit

Prindërve të nxënësve të shkollës “8 Marsi” në komunën e Pejës, iu është kërkuar që të paguajnë nga 20 euro në vit për sigurimin e fëmijëve të tyre në shkollë.
Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci në emisionin “Ora Shtatë” thotë se prindërit janë ankuar për këtë kërkesë, transmeton Klankosova.tv.
“Sipas tyre, një gjë e tillë nuk po ndodh nga shkolla zyrtarisht, por po ndodhë nga Këshilli i Prindërve”, tha Daci.
“Kur kemi kontaktuar me drejtoreshës e shkollës, Leonora Shoshi, ka deklaruar se kjo nuk është kërkesë e shkollës. Ndërkohë ne kemi kontaktuar edhe kryetarin e Këshillit të Shkollës, i cili ka sqaruar që shuma prej 20 eurove lidhet për shkak se kompania e cila i ka dhënë ofertë shkollës ka thënë se rritja e çmimit është bërë për shkak të rritjes së pagës minimale të punëtorit që ofron sigurinë fizike”, u shpreh gazetari në Klan Kosova.