Varroset me nderime kryeparlamentari evropian, David Sassoli (VIDEO)

Varroset me nderime kryeparlamentari evropian, David Sassoli (VIDEO)

NULL NULL
2 weeks më parë

Me një flamur të Bashkimit Evropian, që e mbulonte arkivolin, Italia organizoi një funeral shtetëror të premten për David Sassolin, presidentin e parlamentit të BE-së, i cili vdiq në fillim të javës.

Zyrtarë të lartë të BE-së, përfshirë presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, morën pjesë në shërbimin në kishën e Shën Marisë së Engjëjve, në Romë.

Të pranishëm ishin gjithashtu presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, dhe kryeministri Mario Draghi, si dhe kryeministrat spanjollë dhe francezë, Pedro Sanchez dhe Jean Castex.

Sassoli vdiq në një spital italian të martën. Ai kishte vuajtur prej muajsh nga shëndeti i dobët pas pneumonisë së shkaktuar nga bakteret legjionella dhe funksionimit jonormal të sistemit imunitar, shkruan Apnews, transmeton Klankosova.tv.

“Ne jemi shpresa, kur nuk mbyllim sytë përpara atyre në nevojë. Kur nuk ngremë mure në kufijtë tanë,” tha kardinali i Bolonjës, Matteo Zuppi, mik i Sassolit, duke cituar një nga fjalimet e 65-vjeçarit.

Djali, Giulio Sassoli, e përshkroi babanë e tij si një person me “ide të forta.”

“Me një buzëqeshje fituese dhe sy të gjallë, por një burrë që skuqej edhe kur komplimentohej”, tha ai.

Përpara se të hynte në politikë, Sassoli punonte si reporter për televizionin shtetëror italian.