U tërhoq në momentin e fundit, s’dihet arsyeja se pse Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit (VIDEO) NULL NULL 01.07.2025 12:55 01.07.2025 12:55 Presidenti serb, Alleksandar Vuçiq. Foto: ATAImages Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, po mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian. Në këtë organizim po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, e ishte paraparë që të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai nuk po merr pjesë në këtë ngjarje. Vuçiq është tërhequr momentin e fundit nga ky event. Këtë ngjarje po e përcjellë nga afër gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka. Derisa nuk dihet se pse shefi i shteti serb nuk ka qenë i pranishëm në kryeqendren e Maqedonisë së Veriut. “Publikisht edhe mbi atë që u tha nuk ka pasur as ndonjë pyetje as ndonjë arsye se pse presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk ka marrë pjesë në këtë samit”, deklaroi Uka./ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.