Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës

NULL NULL
03.07.2025 16:18

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar shkarkimin e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës dhe drejtuesve të degës së Partisë Socialiste.

Mësohet se Rama ka qenë i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllur

Ende nuk dihet nëse ky vendim i tij lidhet me problematikat e qytetit bregdetar me ujin e pijshëm apo zjarrit në fushën e mbetjeve, një fenomen i përsëritur vit pas viti dhe që ka pasur impakt te sezoni turistik.

Pritet të mësohen më shumë detaje mbi vizitën e papritur të kreut të qeverisë në Vlorë./Tv Klan

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.