Numri dy i listës së AAK rrezikon të penalizohet në kandidim për një gjobë trafiku të paguar para 3 vjetësh, reagon Haradinaj NULL NULL 20.01.2021 19:29 20.01.2021 19:29 Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar që numri dy i listës së kandidatëve për deputet të partisë së tij, Shemsedin Dreshajt, po tentohet që t’i ndalohet kandidimi për deputet për një gjobë trafiku prej 18 eurosh. Haradinaj ka thënë se bëhet fjalë për një gjobë trafiku që i është shqiptuar Dreshajt para tre vjet e tre ditësh dhe që e kishte paguar, njofton Klan Kosova. “Një vendim i tillë është i çuditshëm. Aleanca do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për t’u ankuar kundër këtij vendimi. Edhe pas kontakteve me kolegë të tjerë kandidatë, që po tentohet penalizmi i tyre, po shprehet habi se nuk janë në njohuri dhe nuk kanë qenë subjekt i ndonjë dënimi penal”, ka njoftuar Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. Ai tutje ka thënë se shpreson që pas ankimimit do të përmirësohet ky gabim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë