Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Evropiani i Taekwondos në Tiranë – trajneri kosovar i bie shuplakë tetëvjeçares pasi humbi ndaj serbes

NULL NULL
10.11.2024 19:47

Skena të pabesueshme janë parë në Kampionatin Evropian të Taekwondo-së për djem dhe vajza, ku një nga trajnerët e kombëtares së Kosovës ka trajtuar dhunshëm një vajzë tetëvjeçare.

Kështu ka raportuar portali boshnjak, klix.ba që thotë se pas humbjes së Kosovës nga Serbia, trajneri kosovar e ka sulmuar fizikisht. Ai fillimisht ia hoqi helmetën nga koka e më pas e goditi me shuplakë.

Taekwondosja serbe, Nina Saviq fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Shqipërisë për moshat 6 deri në 8 vjeç dhe në finale mposhti kosovaren.

Ky kampionat për të rinj po mbahet në Tiranë dhe ka zgjatur nga data 7 nëntor deri më sot.

Më poshtë pamjet:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.